Tour-i i Encës nis më 1 Korrik – Ç`do të ndodhë përgjatë tij

enca2

Enca do ta nisi Tour- in e saj për këtë sezon më datë 1 Korrik. Sigurisht që do të jetë i përqëndruar në Shqipëri, në shumë qytete, e sidomos ato bregdetare. Koncerte të performancave të saj do të keni mundësinë t`i shijoni anekënd Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin e shumë qytete të tjera.

Megjithatë Shqiptarët nuk ndodhen vetëm në Shqipëri, e ndaj ata e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë Encën edhe në Kosovë, Mal të Zi, e kudo ku ka shqiptarë e muzikëdashës. Prandaj performancat e saj do të mund ti ndiqni edhe në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Vushtrri dhe Ulqin.

Kjo verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe nën shoqërinë e hiteve të Encës do të jetë gjithçka më e veçantë.

Enca nuk do të mjaftohet thjeshtë me performancat e saj, duke kënduar, shumë surpriza do të ketë përgjatë këtyre mbremjeve që do të vijnë. Takimet me fansat do të jenë një ndër suprizat që ajo ka rezervuar.

Gjithçka tjetër ia lëmë verës…