“Bow Down”  është Atleti i klikimeve – 6 Milion për 1 javë

enca1

Hiti më i ri i Encës, i sjellë në bashkëpunim me Noizyn është “Bow Down”. Fama dhe pëlqyeshmëria e këtij hiti lindën dhe u rriten ende pa u publikuar. Një muzikë që s`mund të qëndrosh dot ulur dhe disa fjalë të cilat i rrisin vetëvlerësimin kujtdo që i dëgjon dhe këndon, shenjuan një rekord për artisten.

Përveçse këngëtare dhe performuese e kësaj këngë, Enca mban edhe emrin e autores, si për tekstin, ashtu edhe për muzikën. Ndaj mund të themi se ky mund të quhet padiskutim kryehiti i saj dhe kryeprojekti.

Në një javë “Bow Down”, arriti 6 million klikime, e ndërsa hapat janë galopantë. Gati 1 milion klikime në ditë po arrin ky hit, e nuk po ndalet, atleti i klikimeve!

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=c4Vmjyjst4U